E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Luiz e ka "klonin" e tij

Në foton në profil janë dy futbollistë, David Luis dhe David Luiz. Duket shumë e çuditshme por ky fakt është interesant. Që të dy janë futbollistë, njëri luan tek skuadra braziliane, Bahia, ndërsa tjetri është shumë i famshëm te skuadra e Chelseat.

Të dy janë kaçurrelë, kanë emrin pothuajse identik, janë të lindur në muajin prill, veshin fanelën blu dhe luajnë në të njëjtin pozicion në fushë. David Luis është nga Galicia por që jeton në Brazil ndërsa të gjithë njerëzit mendojnë se është David Luiz i Chelseat.

"Kudo që shkoj unë ndalem nga njerëzit. Më kërkojnë nënshkrimin tim duke menduar se jam Luiz i Chelseat" deklaroi mbrojtësi galician. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›