E Diel, 1 Nëntor 2026

"Messi nuk do të mund të luaj në Kupën e Botës"

Lionel Messi rrezikon të luaj në Kupën e Botës. Ky është lajmi që ka dridhur tifozët argjentinas. Ka qenë trajneri fizik i Argjentinës, Fernando Signorini ai që ka alarmuar Argjentinën.

Sipas trajnerit fizik të Argjentinës, Messi mund të bie shpejt nga futbolli për shkak të minutazhës së madhe në lojë.

"Ai është lojtari që ka luajtur më së shumti në futbollin evropian viteve të fundit. Dukej e pamundur që një lojtar aq i ri të luaj për aq shumë minuta, me atë formë të lartë dhe të bëjë aq shumë udhëtime në botë. Messi tashmë ka marrë sinjalet e para se inkuadrimi i tij ka qenë i tepërt. Nëse vazhdon me këtë trajtim, ai rrezikon të humbasë Kupën e Botës. Messi ka nevojë për pushime me gruan dhe djalin e tij, pushime që i kanë munguar që një kohë" deklaroi Signorini./Indeksonnline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›