David Silva përgenjështron simpatinë për Juventusin
David Silva hedh poshtë kategorikisht lajmin e publikuar dje nga e përditshmja torineze Tuttosport. Tuttsport citonte dje futbollistin e Valencias, i cili shprehte simpatinë e tij për skuadrën e Juventusit. Por, sot këtë e hedh poshtë e përditshmja prestigjoze Gazetta dello Sport, e cila ka intervistuar spanjollin David Silva.
"Nuk është e vërtetë që kam thënë se kam dëshirë të luaj me Juventusin. Dua që këto spekulime të harrohen nga tifozët e Valnecias, dhe njëkohësisht kërkoj mbështetjen e tyre. Kam një kontratë me Valencian dhe dua ta respektoj atë", deklaron David Silva për Gazetta dello Sport.