Europa sytë nga sfida Mançester-Liverpul
Mançester - Superndeshja Mançester-Liverpul e vlefshme për javën e 29-të të Premier Ligës tërheq vëmendjen e gjithë opinionit europian ditën e sotme. Dy gjigandët e futbollit britanik dhe atij europian do të përballen sot në orën 13:45.
Mançesteri udhëheq kampionatin anglez me 65 pikë, ndërsa Liverpuli ndodhet së bashku me Çelsin në vendin e dytë me 58 pikë. Një fitore e Mançesterit në takimin e sotëm do t’i vështirësonte shumë objektivat e Liverpulit për të triumfuar pas shumë vitesh në Premier Ligë.
Të dyja ekip vijnë në përballjen e sotme pasi arritën të triumfonin përballë kampionëve të Italisë dhe Spanjës në Ligën e Kampioneve. Mançesteri mundi me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Interit, duke siguruar kështu biletën për në çerekfinale. Liverpuli poshtëroi në “Anfield” Realin e Madridit me rezultatin e thellë 4-0.
Në përballjen e fazës së parë Liverpuli arriti të triumfonte ndaj Mançesterit me rezultatin e pastër 2-0. Takimi i sotëm pritet të jetë shumë vendimtar për vazhdimësinë e kampionatit anglez.