David Trezege pranë largimit nga skuadra e Juves
Torino - David Trezege pritet të largohet në merkaton e verës nga skuadra e Juventusit. Destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë kampionati francez, ku e interesuar për të është skuadra e Lionit. Sulmuesi francez nuk po ndjehet mirë kohët e fundit tek “Zonja e Vjetër”, dhe largimi duket i pashmangshëm.
Një nga arsyet janë edhe marrëdhëniet jo të mira me trajnerin aktual, Klaudio Ranieri. Trezege nuk e kapërceu lehtë zëvendësimin në përballjen me Çelsin në Ligën e Kampioneve, dhe aty nisi edhe çarja me teknikun. Megjithëse Ranieri mund të largohet para Trezegesë nga Juventusi, edhe në këtë rast largimi i futbollistit duket i pashmangshëm.
Më afër sulmuesit duket skuadra e Lionit, e cila ka hyrë disa herë në negociata për të marrë kartonin e tij, por atë kohë ishte Juventusi që nuk dëshironte në asnjë mënyrë të lëshonte beniaminin e tij.