E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Villa në spital!

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa është dërguar sot në një nga spitalet e Barcelonës ku edhe është shtruar.

Ylli spanjoll ka patur sot dhimbje të vazhdueshme te barkut ku me të bërë analizat është diagnostifikuar se Villa ka gurë në veshka.

Villa thuhet se do ti nënshtrohet tretmanit mjekësor për të larguar gurët në veshka ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë ky tretman.

Pothuajse është e sigurtë mungesa e Villës në ndeshjen ndaj Granadës ndërsa nuk dihet a do të jetë i gatshëm për Milanin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›