E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi ua ngriti gishtin romakëve

Një vit pasi u bë pjesë e një skandali duke rrahur futbollistin serb Adam Llajic, trajneri italian Dellio Rosi është bërë pjesë e një tjetër skandali. Trajneri i Sampdorias pasi mori disa vërshëllima nga tifozët e Romës, ua ngriti gishtin e mesëm tifozëve romak duke nxitur urrejtje.

Ish trajneri i Lazios dhe Fiorentinës, konfirmoj se ende ka atë rivalitetin e madh që kishte me tifozët e Romës që nga koha kur ishte pjesë e Lazios.

"Gjithçka është në rregull. Këto gjëra ndodhin në fushë dhe mbarojnë aty" deklaroi Rosi. Pas këtij gjesti atë e pret një dënim i madh në Serie A./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›