Mourinho: Bota është duke na pritur ne

Jose Mourinho deklaroi se ndeshjen mes Real Madrid dhe Manchester United është duke e pritur e tërë bota. Mou tha se kjo ndeshje është një nga më të fortat në futboll viteve të fundit.
"Këtë ndeshje është duke e pritur bota. Dikush ndoshta mund të jetë në presion sepse bëhet fjalë për një ndeshje të madhe. Kjo ndeshje ndoshta është më të fortat viteve të fundit. Unë shpresoj që tifozëve do ti japim atë që presin" deklaroi Mourinho.
Trajneri portugez ishte dje në ndeshjen që United e zhvilloj ndaj Evertonit për të parë nga afër kundërshtarin e tij të radhës. /Indeksonline/