E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Villa, përforcimi i Barcelonës

David Villa eshte përforcimi i pare i bujshem i Barcelones per sezonin e ardhshem. Lajmi eshte konfirmuar nga klubi kataluanjas ne adresen zyrtare ne internet, duke bere te ditur se sulmuesi do te transferohet nga Valencia per 40 milione euro. Villa, i cili ka shenuar 107 gola ne 166 ndeshje te luajtura ne Primera Divizion ka firmosur nje kontrate 4-vjecare me Barcelonen, nderkohe qe do te prezantohet përpara tifozerise se saj ne nje ceremoni te veçante, qe do te zhvillohet neser ne “Camp Nou”.

Sulmuesi 28-vjecar, i cili ishte ne listen e shume klubeve te medha te Evropes, perfshire dhe rivalet e perjetshem te Real Madrid, ka preferuar te transferohet te kampionet e Spanjes, duke thene se ajo ishte dhe skuadra me e mire e botes. David Villa shihet dhe nje prej lojtareve me te rendesishem te kombëtares se Spanjes, e cila pasi fitoi titullin kampione e Evropes do te kerkoje te triumfoje edhe ne Boterorin 2010 qe do te nise muajin tjeter ne Afriken e Jugut.

Pas sigurimit te shërbimeve te David Villa, mediat spanjolle bejne te ditur se Barcelona do te nxjerre ne shitje sulmuesin e saj Zlatan Ibrahimovic, nderkohe qe eshte shume prane blerjes se nje tjeter talenti. Behet fjale per kapitenin e Arsenalit Cesk Fabregas.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›