E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp: Arsenal nuk mund ta mbajë Cesc


Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai pret që Arsenali ta shesë mesfushorin Cesc Fabregas te Barcelona.

"është një trokitje në derë të cilës çdo menaxher ia ka frikën. Dhe e di - kam pranuar të tilla. Kjo është arsyeja se pse kisha simpati për Arsene Wenger kur Cesc Fabregas theu lajmin për të cilin kishin frikë të gjithë fansat e Arsenalit, duke zbuluar se dëshiron të largohet".

"Ok, ka qenë më ndryshe te unë, kur isha në West Ham dhe e shitëm Rio Ferdinand, por principet janë të njëjta - ju humbisni një lojtar tmerrësisht të mirë. E di se Cesc ende nuk ka shkuar dhe e di se Arsene do të luftojë me dhëmbë e me thonj për ta mbajtur atë. Por besomëni, këtë është vështirë ta fitosh, dhe do të jem i mahnitur nëse djali nuk i bashkohet Barcelonës", thotë Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›