Davos, Sarkozi mbështet Obamën për reformën financiare
Në këtë mënyrë ai u bën sfidë bankierëve të cilët janë shprehur kundër shtimit të rregullave.Duke folur sot në hapjen zyrtarisht të forumit 5-ditor, Sarkozi tha se ishte dakord me propozimin e Presidentit Barak Obama për të kufizuar veprimtaritë e bankave të mëdha në mënyrë që të parandalohet marrja e vendimeve të rrezikshme financiare.Ndërsa bankieri i njohur, Robert Diamond nga firma britanike Barclays, i bëri sfidë planit të zotit Obama duke thënë se vënia e kufizimeve për bankat do të kishte një ndikim negativ ndaj krijimit të vendeve të reja të punës dhe ekonomisë globale në përgjithësi.