E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rezoluta e KE-së, thirrje kundër bojkotit

 “Më lejoni të përshëndes në emër tuaj këtë rezolutë shumë të  rëndësishme të Këshillit të Evropës. Është një rezolutë, e cila përmban brenda vetes thirrjen për opozitën, për të  stopuar bojkotin e parlamentit”, u shpreh Topalli në nisje të seancës së mbrëmshme.  Ajo shtoi se “në të gjitha diskutimet e kësaj seancë plenare të KE, duke filluar nga më e majta më ekstreme, duke vazhduar tek socialistët, socialdemokratët, të qendrës, të djathtës dhe të dajthtës ekstreme, që të gjithë i kërkuan liderit të PS që të ndalë bojkotin, sepse bojkoti nuk është mënyra, me të cilën mendon Evropa, se bojkoti  nuk është mënyra, me të cilën punon Evropa”. Në fund të fjalës së saj,  zonja Topalli ka falenderuar dy reporterët që bënë dy ndryshimet të rëndësishme në këtë rezolutë dhe në mënyrë të veçantë pranimin e disa prej amendamenteve më thelbësore, që ishin paraqitur                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›