Shkencëtari iranian "i rrëmbyer" nga CIA kthehet në atdhe
Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta lidhur me fatin e shkencëtarit iranian për çështjet bërthamore. Irani akuzonte CIA-n se kishte rrëmbyer shkencëtarin, ndërsa sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton theksonte se shkencëtari iranian kishte shkuar në SHBA më dëshirë dhe ishte i lirë të kthehej në Iran kur të donte.
Vete Sharam Amir fillimisht tha se kishte mbërritur në Amerikë me vullnet të lirë dhe më pas se ishte rrëmbyer nga agjentët e CIA-s.
Ndërkohë ish-shefi i kundërzbulimit të CIA-s, Vincent Cannistrar theksoi se rrëmbimi "nuk është praktikë që përdoret nga Shtetet e Bashkuara, as nga Britania apo qoftë edhe nga Arabia Saudite. Siç e dini iranianët kanë akuzuar sauditët për rrëmbimin e Amirit gjatë haxhillëkut në Arabinë Saudite. Shahram Amiri është 32 vjeç dhe nuk kishte ndonjë post të lartë në qarqet shkencore iraniane, megjithatë ai kishte qasje në programin bërthamor të Teheranit dhe sigurisht që shërbimet e kundërzbulimit në Shtetet e Bashkuara, Britania apo vendet e tjera perëndimore kanë qenë të interesuara për të marrë informata prej tij." tha zoti Cannistraro.
Cannistraro nuk mohon hipotezën se Amiri mund të jetë agjent i këtyre shërbimeve."Unë nuk them dot me siguri nëse ka qenë. Kjo shpjegon edhe përpjekjet e vazhdueshme të Teheranit për ta kthyer atë mbrapsht, duke ngritur njëkohësisht pretendimin se ai ishte rrëmbyer. Këtu nuk bëhet fjalë për rrëmbim. Ai vetë mori një vendim për të ardhur në Shtetet e Bashkuara dhe tani vendosi që të kthehet në Iran dhe nuk u mbajt me zor përkundër dëshirës së tij. Ai u detyrua të kthehej në Iran sepse kur u largua, ai la pas gruan dhe djalin dhe familja e tij u kërcënua nga autoritetet iraniane. Këto kërcënime ishin reale dhe ato i kemi parë edhe në raste të tjera. Praktikisht, familja e tij ishte marrë peng dhe u përdor nga autoritetet iraniane për ta detyruar atë që të kthehej".