De Biasi: Me Armeninë do luaj me të rinjtë

Para se të fliste për rëndësinë miqësores me Armeninë, që do të zhvillohet të mërkurën në “Qemal Stafa”, trajneri Xhani De Biazi sqaroi në konferecën për shtyp të rastit se shpallja e listës në orët e vona të së dielës kishte të bënte me faktin se I frikësohej dëmtimit të mundshëm të futbollistëve të vecantë. Dhe në të vërtetë, nga 23 lojtarët që kishte planafikuar të kishte në dispozicion për këtë sfidë, do të mungojë Samir Ujkani, që sipas italianit ka shfaqur probleme fizike pikërisht orët e fundit. Sa i përket testit me Armeninë, De Biasi tha se do të të bëjë disa eksperimente në funksion të dy takimeve eliminatore të fillimshtatorit me Slloveninë dhe Islandën.
“Ndeshja me Armeninë më shërben për të parë gjendjen fizike të lojtarëve të ndryshëm. Në këtë moment mund të bëjmë ndonjë eksperiment sikruse ndodhë në ndeshjet miqësore. Kjo miqësore është një test i rëndësishëm, sepse Armenia është një skuadër e mirë. E kam ndjekur në ndeshjen kualifikuese me Danimarkën në transfertë ku ka fituar 4-0, ndërsa në miqësoren më Maltën ka humbur 1-0. Mund të siguroj që ka shumë cilësi. Nëse nuk futemi në fushë me mentalitetin e duhur rrezikojmë të bëjmë figurë të keqe. “
Në listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë miqësore nuk janë përfshirë disa emra të rëndësishëm, ndër të cilët Bogdani dhe Salihi, por De Biasi e ka një shpjegim për mungesën e tyre.
“Preferoj t’i jap mundësinë lojtarëve që po kalojnë formë të mirë fizike në këto momente dhe që ndoshta janë më përpara me përgatitjet. Nuk mendoj që një udhëtim i gjatë nga Kina do t’I bënte mire Salihit, por edhe Bogdanin nuk e kam grumbulluar pasi në këkto momente duhet të gjejë skuadër. Do të takohem me të pas tre javësh dhe do të shohim cfarë do të ndodhë. Unë po mendoj për Armeninë për në kokën time janë edhe dy ndeshjet shumë të rëndësishme eliminatore në fillim të shtatorit. “
Shkëlzen Gashi i Grasshoper dhe Ermir Lenjani i Saint Gallen janë dy prurjet e reja në kombëtare, për të cilët De Biazi rezervoi këtë koment.
“Gashin e kam ndjekur prej 13-14 muajsh, por në fillim nuk shfaqi dëshirën madhe për të luajtur me Shqipërinë, duke qenë se është aktivizuar me U-21 të Zvicrës. Rezultat e kombëtares si dhe serioziteti me të cilën po punohet e bindën për të veshur fanellën e kombëtares. Për Lenjanin vlen i njëjti diskutim. E kemi vëzhguar që në fillim. Besoj se është moment për t’i parë në fushë. “
Për këtë miqësore pritej të grumbullohej edhe mbrojtësi I Helsingborgut, Loret Sadiku, por 22-vjecari e refuzoi ftesën e parë të De Biazin, me shpresën se mund të luajë për Suedinë.
“Loret Sadiku nuk di akoma se kë të zgjedhë. Për momentin do ta lëmë të mendojë i qetë, sepse nëse nuk ka motivimin e duhur për të luajtur me kombëtaren, më mirë të qëndrojë atje ku është. Sa i përket Januzajt të Manchester Junajtid, mund t’u them që është një talent i madh dhe do të ketë shumë sukses nëse nuk do të ketë probleme psikologjike. Po presim momentin e duhur për të biseduar me të dhe për ta grumbulluar në kombëtare.”
Një temë e nxehtë diskutimi muajt e fundit ka qenë edhe rinovimi I kontratës së De Biazit. Tekniku italian sqaroi se pas miqësores me Armeninë mund të ulet në tryezë me presidendin Armand Duka për të folur për këtë cështje./indeksonline/