Miqesorja me Armenine De Biazi pritet ti besoje lojtareve te rinj

Trajneri i kombëtare shqiptare, Xhani De Biazi kthehet me surpriza për miqësoren e 14 gushtit kundër Armenisë..
Tekniku italian do të zyrtarizojë listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë sfidë ditën e hënë, por një gjë është e sigurt: kjo do të jetë ndeshja e lojtarëve të rinj.
De Biazi vazhdon projektin e tij për rinovimin e kombëtares, ndërsa kundër Armenisë ka vendosur të lerë pushim futbollistët e afirmuar dhe të rëndësishëm të kombëtares, përfshirë sulmuesit Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi.
Risia e parë e konfirmuar është Shkëlzen Gashi. Futbollisti që luan me Grasshopers në Zvicër do të grumbullohet për herë të parë me përfaqësuesen dhe pritet të debutojë me ngjyrat kuqezi në miqësoren me Armeninë.
Po ashtu, një prurje e re në skuadrën shqiptare mund të jetë edhe Ermir Lenjani që luan me St.Gallen në kampionatin zvicerian.
Për miqësoren e 14 gushtit kthehet në kombëtare Edmond Kapllani. Sulmuesi që luan në Bundesligën 2 me Frankfurtin do të grumbullohet sërish nga De Biazi, pas formës së mirë që ka treguar në Gjermani.
Miqësorja kundër Armenisë është e fundit për kombëtaren shqiptare përpara dy transfertave të shtatorit në eliminatoret e Botërorit 2014.