Manchester United hyn në garë për Bale

Manchester Unitedi do të shkojë kokë më kokë me Real Madridin për transferimin e yllit të Tottenhamit, Gareth Bale, njofton ‘The Independent’.
Menaxheri David Moyes është duke u munduar ta ndërtojë një ekip të ri dhe kompakt, ndërsa thuhet se ish trajneri i Evertonit është i interesuar që ta transferojë përfaqësuesin uellsian. Bale pritet t’i bashkohet ekipit ‘Los Blancos’ këtë verë për një shumë rekorde prej 100 milionë eurosh.
Por, presidenti i Spurs, Daniel Levy deri tash ka rezistuar, duke i refuzuar ofertat që arrinin nga kryeqyteti spanjoll për 24 vjeçarin. Për momentin, bisedimet në mes të të dyja klubeve janë ndërprerë dhe nga kjo situatë synon të përfitojnë ‘Djajtë e Kuq’, për ta transferuar futbollistin më të mirë të Premierligës.
Kampioni anglez është i gatshëm ta fusë edhe sulmuesin meksikan Javier Hernandez në këtë marrëveshje, vetëm për ta bërë të vetin yllin uellsian./indeksonline/