De Biazi: Ndaj Armenisë eksperiment, fokusi ynë tek kualifikueset e Botërorit
Italiani ka premtuar se do të provojë se do bëjë shumë ndryshime në formacion dhe se përparësi do të kenë lojtarët e rinj duke premtuar se Shkëlzen Gashi dhe Ermir Lenjani do të jenë titullarë
Xhani De Biazi u duk mjaft optimist në prag të ndeshjes miqësore me me Armeninë. Kombëtarja do të luaj nesër në Qemal Stafa miqësoren e radhës dhe italiani paralajmëron se do të ketë ndryshime sa i përket formacionit të parë duke eksperimentuar me disa lojtarë të rinj, të cilët janë thirrur për herë të parë.
Më tej Xhani De Biazi lavdëron kundërshtarët dhe i cilëson ata si ekip shumë i fortë, por jo i pa kalueshëm. Në lidhje me mos grumbullimin e disa lojtarëve të formacionit bazë si Bogdani, Salihi apo Vangjeli, trajneri i Kombëtares ka shpjeguar se arsyeja pse ata janë lënë jashtë është thjesht taktike dhe lidhet më shumë me idenë e tij për të provuar lojtarë të rinj.
Ermir Lenjani dhe Shkëlzen Gashi janë dy emrat e rinj që ka grumbulluar Xhani De Biazi për miqësoren e kësaj të mërkure ndaj Armenisë. I pari, 24 vjeç, luan te St.Gallen në Zvicër dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë një titullar i padiskutueshëm. Ai luan si mbrojtës dhe mesfushor i majtë, pozicione të cilat De Biazi ia ka faturuar më së shumti Ansi Agollit.
Ndërsa Shkëlzen Gashi luan te Grasshopers është një mesfushor energjik, i cili ishte edhe në orbitën e Zvicrës, por në fund vetë lojtari vendosi të luante për Shqipërinë. Gashi shihet si një prurje cilësore në krahun e djathtë, aty ku Kombëtarja ka pasur probleme, sidomos në takimin e fundit të 7 qershorit ndaj Norvegjisë, teksa si Andi Lila dhe Odise Roshi ishin të pezulluar për shkak kartonësh.
Ndërkohë ajo që bie në sy është fakti se trajneri i Kombëtares ka lënë jashtë emra si Elis Bakaj, Hamdi Salihi, Azdren Llullaku, Alban Meha, Edgar Çani, Erjon Bogdani e deri Armando Sadiku. Një pjesë e mirë e këtyre lojtarëve nuk janë grumbulluar për faktin se vuajnë nga dëmtime, sikundër Bakaj, apo Meha, teksa pjesa tjetër janë lënë jashtë për arsye teknike.
De Biazi ka kërkuar që tu japë një shans lojtarëve që nuk janë aktivizuar shumë ose fare gjatë periudhës që ai drejton Kombëtaren, ku ndër ta është edhe Edmond Kapllani. Lidhur me mundësinë e grumbullimit të Armando Sadikut në të ardhmen, italiani u shpreh se i takon lojtarit të vendosë, nëse do të luajë me ne apo me Suedinë.
Çfarë prisni nga ndeshje miqësore ndaj Armenisë?
Ndeshja ndaj Armenisë do të shërbejë si një test për të parë gjendjen fizike të disa lojtarëve të ndryshëm. Është një ndeshje miqësore, ndaj na lejohet të bëjmë ndonjë eksperiment me formacionin, siç ndodh zakonisht në ndeshje të tilla. Gjithsesi ndeshja është e rëndësishme, sepse Armenia është një skuadër shumë e mirë.
E kam ndjekur në ndeshjen kualifikuese me Danimarkën në transfertë ku ka fituar 4-0, ndërsa në miqësoren me Maltën ka humbur 1-0. Mund të siguroj që ka shumë cilësi. Nëse nuk futemi në fushë me mentalitetin e duhur rrezikojmë të bëjmë figurë të keqe. Qëllimi ynë është ta fitojmë ndeshje, ndaj po përgatitemi mirë për këtë. Nga lojtarët pres gjithashtu që të japin maksimumin në fushë.
Cili është sektori ku ju keni dyshime dhe ku do të kryeni më shumë ndryshime krahasuar me ndeshjet e tjera?
Ideja jonë është që të përmirësohemi në vazhdimësi, ndaj në këtë vijueshmëri do të kryhen edhe ndryshimet në formacion. Ideja jonë është që të gjitha repartet të jenë të organizuara mirë dhe më e rëndësishmja të keni sa më shumë alternativa. Kjo është arsyeja pse do provojmë lojtarë të rinj. Kjo është një mundësi shumë e mirë për disa lojtarë të veçantë, të cilët kanë shkëlqyer me ekipet e tyre këto kohë.
Në sulm rikthehen Edmond Kampllani dhe Ahmed Jonuzi. Do këtë minuta për ta?
Të dy këtë lojtarë do kenë hapësira për ndeshjen e nesërme. Ata janë më para me përgatitjet fizike për shkak se kampionatet kua ata luajnë kanë kohë që kanë nisur, ndaj është një mundësi e mirë për ti testuar. Repartin ofensiv e kemi të kompletuar prandaj nuk thirra as Salihin, i cili duhej të udhëtonte për orë të tëra për një ndeshje miqësore.
Shkëlzen Gashi i dhe Ermir Lenjani i janë dy prurjet e reja në kombëtare për këtë miqësore. Çfarë prisni ju konkretisht nga këta dy lojtarë?
Gashin e kam ndjekur prej 13-14 muajsh, por në fillim nuk shfaqi dëshirën madhe për të luajtur me Shqipërinë, duke qenë se është aktivizuar me U-21 të Zvicrës. Rezultat e kombëtares si dhe serioziteti me të cilën po punohet e bindën për të veshur fanellën e kombëtares.
Për Lenjanin vlen i njëjti diskutim. E kemi vëzhguar që në fillim. Besoj se është moment për ti parë në fushë. Ecuria e tyre në kampionate respektive ka qenë shumë e mirë prandaj kishte ardhur koha që ata të thirreshin kombëtare. Pres një ndeshje të mirë nga ata.
Në listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë miqësore nuk janë përfshirë disa emra të rëndësishëm, ndër të cilët Bogdani dhe Salihi, por edhe Vangjeli. Përse një vendim i tillë?
Preferoj ti jap mundësinë lojtarëve që po kalojnë formë të mirë fizike në këto momente dhe që ndoshta janë më përpara me përgatitjet. Nuk mendoj që një udhëtim i gjatë nga Kina do ti bënte mire Salihit, por edhe Bogdanin nuk e kam grumbulluar pasi në këto momente duhet të gjejë skuadër.
Do të takohem me të pas tre javësh dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Fakti që ai është pa skuadër nuk ka të bëjë aspak me mos grumbullimin e tij, ju siguroj për këtë.E njëjta arsye vlen edhe për Vangjelin.
Ai është lënë jashtë kësaj ndeshje thjesht për arsye taktike, nuk ka asgjë tjetër. Unë po mendoj për Armeninë për në kokën time janë edhe dy ndeshjet shumë të rëndësishme eliminatore në fillim të shtatorit. Ata janë vendimtare sa u përket shanseve për në Brazil 2014, ndaj duhet të kemi lojtarët më të mirë të gatshëm për ato dy ndeshje.
Pse u shpall kaq vonë lista e lojtarëve të grumbulluar?
Në fakt pati një vonesë, por kjo u bë për të qenë sa më të saktë në informacionin që do jepnim. Disa nga lojtarët ishin duke luajtur në mbrëmje, siç ishte Sajmir Ujkani, ndaj nuk donim të gabonim. Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen e së dielës në mbrëmje, ndaj nuk do jetë i gatshëm të mërkurën. Në vend të tij është thirrur Shehi.
Bekim Bala është duke luajtur mjaft mirë me skuadrën e tij, madje ka shënuar edhe gola. Përse nuk është thirrur ai për këtë ndeshje prove?
Bala është një lojtar që po monitorohet si gjithë lojtarët e tjerë. Ne i dhamë atij mundësi në fillim të nëntorit të tregonte aftësitë e tij, por më pas ai u dëmtua. Është një lojtar me kualitete shumë të mira, dhe këtë e kam thënë edhe më parë.
Dua të theksoj se në sulm jemi të plotë dhe kemi shumë alternativa, por dua ti siguroj të gjithë lojtarët se nëse luajnë mirë me ekipet e tyre dhe shpërthejnë, qoftë edhe me periudha, dyert e tyre në kombëtare do të jenë gjithmonë të hapura.
A do të ketë një mundësi të dytë për Armando Sadikun, i cli është mes Shqipërisë dhe Suedisë?
Në fakt ai po luan me dy porta. I përket lojtarit të vendosë nëse do të luajë me ne apo me Suedinë. Qëllimi ynë nuk është që të afrojmë lojtarë që nuk janë të lumtur dhe nuk kanë dëshirë të luajnë me ne. Por unë jam i sigurt se mund tja dalim mjaft mirë edhe pa të.
Aktualisht ka shumë lojtar të talentuar në Europë dhe ne jemi duke i monitoruar. Është gjithnjë e vështirë ti bindësh ata të zgjedhin Shqipërinë pasi kërkojnë garanci dhe siguri për të ardhmen. Gjithsesi ne po bëjmë të pamundurën dhe nëse do vazhdojmë me këto ritme pune ata nuk do kenë arsye për të na refuzuar.
Meqë ju thatë se do të jetë një ndeshje ku do të ketë eksperim
