De Biazi zyrtarizon anti-Armeninë Lenjani dhe Gashi, risitë e miqësore
Kthehet sulmuesi i FSV Frakfurtit, Edmond Kapllani, por mungojnë Bogdani, Bala, Plaku, Bakaj, të cilët nuk duket se janë parë të domosdoshëm nga italiani i pankinës kuqezi për këtë miqësore, në prag të kualifikueseve të fundit Brazil 2014
Xhani De Biazi, italiani i pankinës kuqezi, ka shpallur listën e futbollistëve për miqësoren e së mërkurës, në ora 20:45, në stadiumin kombëtar Qemal Stafa, ndaj Armenisë. Një miqësore që, të paktën në vlerësimin e italianit, dhënë dhe medieve sportive shqiptare ditë më parë, nuk duket se është e vlefshme për ndeshjet kualifikuese të mbetura për Brazil 2014.
Ndonëse deri në tetor, Shqipëria tre transferta (më 6 shtator ndaj Sllovenisë, më 10 shtator ndaj Islandë, më 15 tetor ndaj Qipros) dhe vetëm një ndeshje në Tiranë me Zvicrën. Parë kështu, De Biazi i ka dy risi në këtë kombëtare.
I pari Ermir Lenjani, i datëlindjes 5 gusht 1989, luan në rolin e mbrojtësit, teksa tashmë është pjesë e Sent Galenit në Zvicër, teksa ka një kontratë deri më 30 qershor 2015. Deri më parë ka qenë pjesë e FC Sionit, kurse është me dy pasaporta, zvicerane dhe kosovare, të cilat i ka lënë sepse ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Deri më tani, në pesë javë kampionati, i ka luajtur të gjitha ndeshjet, ndërsa të fundit dje përballë Lozanën, atje ku Sent Galen ka fituar, 2-0, Që do të thotë një mbrojtës me vlera për kombëtaren kuqezi. Ndërkohë një tjetër risi po për kombëtaren e De Biazit vjen dhe me Shkëlzen Gashin, i datëlindjes 15 korrik 1988, që luan në rolin e mesfushorit.
Karrierën e tij e ka nisur në Zvicër, kur ka luajtur me të rinjtë e FC Zyrihut, më pas me të rinjtë Grasshoperist. Kurse si profesionist e ka nisur më 2005-2009 me FC Zyrihun. Më pas më 2008 me Shafhauzen, për të kaluar te Belinzona. Jo vetëm kaq por ka luajtur dhe me Njushatëll Ksamaks, FC Aaraun dhe tani me Grasshopers.
Deri më 2010-ën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Zvicrës, U-17, U-19 dhe U-21, teksa për këtë lojtar, por dhe për të tjerë, ka pasur dhe debate me zviceranët, të cilët kanë deklaruar se shqiptarët po i marrin talentet. Megjithatë Lenjani dhe Gashi janë risitë e De Biazit, kurse Gashi në pesë javë kampionati me Grasshopers ka shënuar dy gola; në javën e parë në fitoren 2-0 me Sent Galen dhe në javën e tretë në fitoren me Aaraun, 4-2.
Minutazhi në kampionat i Gashit, deri më tani, teksa skuadra e tij dje ka barazuar 0-0 me Sionin, është 384. Por nuk duhet harruar se ka luajtur dhe në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve, kur Grasshopers, në turin e tretë, është eliminuar nga francezët e Lionit. Por nuk duhet harruar dhe Vullnet Basha, që është një tjetër risi e miqësores ndaj Armenisë.
Kthehet Kapllani, por ka mungesa
Kombëtarja do ta nisi sot përgatitjen e saj për ndeshjen me Armeninë, e cila do të luhet në ora 20:45 në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Resort Tropikali dhe atje do të bëjnë stërvitje, ndërkohë që është kthyer Kapllani
