E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi: Skuadra luajti mirë, edhe pse lamë dy pikë të vyera

Trajneri De Biazi deklaroi pas ndeshjes se ishte për të ardhur keq për barazimin dhe më-nyrën se si erdhi ai, ngaqë skuadra bëri një lojë shumë të mirë dhe shkoi shumë herë në portën norvegjeze, ku duhej të kishte shënuar më tepër se një herë. "Në pjesën e dytë ishim në gjendje që të shënonim sërish e ta mbyllnim takimin, me siguri", - tha italiani. I pyetur se si do ta gjejë ilaçin e mi-nutave të fundit, që na dëmtojnë gjithmonë, De Biazi tha: "Gjëja më e rëndësishme për mua është se skuadra bëri një ndeshje të mirë. I vetmi problem erdhi në fund të lojës. Kjo ndeshje luhej në qershor, kur është fundi i kampionatit për ne, ndërsa Norvegjia e ka nisur kampionatin kombëtar në mars, ndaj edhe ishin më të freskët fizikisht. Sigurisht, në tri ndeshjet e fundit kemi pësuar vetëm një gol në ndeshje të rëndësishme. Nëse do ishte e mundur, do të firmosja që tani që të mund të pësonim vetëm një gol në tri ndeshje me të tillë kundërshtarë. Çështja ka të bëjë shpesh me përgatitjen psikologjike dhe fizike, por skuadra luajti mirë. Ne kemi një grup lojtarësh të rinj, që mund të luajnë një rol të duhur për Kombëtaren dhe të na bëjnë të gëzohemi edhe më shumë".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›