De Biazi kërkon në Kombëtare edhe Adnan Januzajn
Trajneri i Kombëtare Shqipare Xhani De Biasi ka folur për mediat pas publikimit të listës. Italiani u shpreh optimist për të dyja ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen në shtator ndaj Sllovenisë dhe Islandës dhe njëkohësisht e cilësoi miqësoren ndaj Armenëve si një mundësi shumë të mirë për të zbuluar kondicionin fizik të skuadrës.
“Ndeshja me Armeninë më shërben për të parë gjendjen fizike të lojtarëve të ndryshëm. Është një test i rëndësishëm, sepse Armenia është një skuadër e mirë, ka fituar në ndeshjen kualifikuese me Danimarkën në transfert ku ka fituar 4-0, ndërsa në miqësoren më Maltën ka humbur 1-0. Ndaj duhet të futemi me mentalitet fitues ” tha De Biazi.
Ai ka sqaruar se listë së 23 lojtarëve të thirrur do t’u mungoj portieri Palermos Samir Ujkani i cili ka pasur probleme fizike orët e fundit.
De Biazi ka folur edhe për rinovimin e kontratës, për të cilën ka thënë se do të ulet të bisedoj pas miqësores me Armeninë ta diskutoj këtë çështje me presidentin e FSHF-së, Armando Duka.
Ai ka dhënë edhe përgjigje se pse nuk janë ftuar “senatorë”. Sipas tij mungesa e lojtarë titullar ka të bëjë me mundësinë që dëshiron t’ua jap lojtarëve që po kalojnë një formë fizike të mirë. Bogdani është pa skuadër, ndërsa Salihit nuk beson se do t’i bënte mirë një udhëtim i gjatë nga Kina për miqësore. De Biazi ka folur edhe për prurjet e reja, Shkëlzen Gashin e Grasshopersit dhe Ermir Lenjani e St Gallen.
“E kam ndjekur Gashin qysh para një viti, në fillim nuk shfaqi dëshirë të madhe për të luajtur me Shqipërinë, duke qenë se është aktivizuar me U-21 të Zvicrës. Rezultat e Kombëtares si dhe serioziteti me të cilën po punohet e bindën për të veshur fanellën e kuq e zi. Edhe Lenjanin e kemi vëzhguar kaherë, tani le t’ia lëmë fushës, aty do të flasin ata”
Trajneri i kombëtares foli edhe për dy synimet e rradhës për ti sjell në Kombëtare, Loret Sadikun dhe Adnan Januzajn që në të ardhmen mund të veshin bluzën e kombëtares. Italiani tha se për Sadikun ende nuk e dinë të ardhmen e tij sepse ai ende nuk e ka vendosur se me cilën kombëtare do të luaj.
Ndërsa për Adnan Januzajn ai u shpreh se kosovari ka një talent të madh dhe duhet të dijë të menaxhoj problemet e tij psikologjike që mund ti dalin gjatë karrierës. Kombëtarja Shqiptarja do të pres momentin e duhur për të negociaur me të dhe kjo do të bëhet në momentin më të mirë tonin.
De Biazi edhe pse nuk e ka zbardhur ende formacionin mendohet se do të luaj me Kapllanin në sulm, që do të mbështet nga Roshi,, Gjasula dhe Rama, ndërsa motorrat e mesfushës do të jenë Abrash dhe Basha. Dallku, Teli, Cana dhe Arapi mund të formojnë murin përpara Berishës.