Komiteti i Apelit dënon me dy pikë PSG
Një lajm i keq ka ardhur për Ibrahimoviç dhe për Paris Sen Xhermenin. Komisioni i apelit në Francë ka vendosur të dënoj parizienët me dy pikë pasi sulmoi agresivisht gjyqtarin e takimit ndaj Le Mans në fund të sezonit të kaluar. Me këtë dënim më të lumturit duket se do të jenë Falkao dhe Ranieri që tashmë fluturojnë në krye të klasifikimit pas suksesit të pastër 2-0 ndaj Bordo.
Lajmi u konfirmua sot për heqjen e dy pikëve dhe dënimin me një ndeshje të fushës. Mbetet të shohim edhe ecurinë e rivalëve kryesor, Monakos në rast se do të përfitojnë nga ky rast pëe tu shkëpur sa më shumë. Takimet e ardhshme për skuadrën e Ranierit janë nda Monpelje, Tuluzës dhe Lorient.
Një muaj që mund të sjell edhe shkëputjen pasi deri tani ekipi i Ranierit është 4 pikë përpara duke parë që skuadra e Laurent Blank barazoi sfidën e parë ndaj Montpelje. Tashmë për Ibrahimoviç, Kavanin dhe yjet e tjera ngelet një sfidë e vështirë përpara për të mbrojtur titullin.