E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi mund te mos rinovoje kontraten me kombetaren

Trajneri i kombëtares, Xhani, De Biazi mund të mos rinovojë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Italiani ka deklaruar për mediat italiane se do të donte të kthehej në punën me klubet dhe shpreson të ketë oferta nga Italia apo edhe Spanja.
De Biazi ka vlerësuar detyrën e trajnerit të përfaqësueses së Shqipërisë, duke theksuar se është duke çuar përpara një projekt, por nuk mendon se kjo do të jetë etapa e fundit e karrierës së tij.
Trajneri ka kontratë me FSHF-në deri në tetor 2013 dhe ka ndërmend ta respektojë atë deri në fund, megjithë dëshirën për t’u kthyer në Itali ose Spanjë.
De Biazi ka drejtuar në të kaluarën skuadra si Modena, Bresha, Torino e Udineze në Serinë A dhe Levanten në elitën e futbollit spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›