E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminatoret e boterorit Shqiperi-Norvegjise

Dëmtimi përfundimisht nuk është i rëndë. Etrit Berisha do të jetë për kombëtaren shqiptare ndaj Norvegjisë në eleminatoren e botërorit, pasi vizitat mjekësore në Suedi patën rezultate pozitive.
Portieri nuk ka dëmtuar meniskun dhe as muskujt në përplasjen me Tefik Osmanin në miqësoren ndaj Lituanisë fituar 4-1. Rezonanca manjetike tregon se ai do të jetë në fushë në fare pak ditë.
Sipas stafit mjekësor të klubit të tij, Kalmar, në pikëpyetje është vetëm aktivizimi i Berishës në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionat. Portieri ndërkaq ka rinisur stërvitjen, pasi pushoi të enjten.
Shqipëria do të ketë 3 mungesa përballë Norvegjisë në Tiranë më 7 qershor dhe pikërisht Canën, Roshin e Lilën, por të paktën portieri nuk do të mungojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›