E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Boer refuzon Liverpoolin

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer ka insistuar se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi edhe nëse kërkohet nga Liverpooli të marrë drejtimin e skuadrës nga Anfield Road.

De Boer spekulohet të jetë një prej kandidatëve për bankinën e gjigantit anglez. Por, ai ka theksuar se do të mbetet në Ajax.

“Do të ishte shembull i keq të largohem tani. Dua të kthej Ajaxin në nivelin që ka qenë dikur”, deklaroi De Boer i cili në sezonin e fundit me Ajaxin fitoi titullin e kampionit në Eredivisie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›