Juventus kërkon Neymarin

Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro ka konfirmuar se është i interesuar për sulmuesin Neymar.
Gjiganti italian thuhet të jetë në mesin e klubeve përfshirë Real Madridin, Barcelonën dhe Chelsean që kanë shprehur interesim për transferimin e 20 vjeçarit.
“Juventus është një prej klubeve që kërkojnë Neymarin”, deklaroi Ribeiro për të përditshmen sportive italiane Tuttosport. Neymar konsiderohet si një prej talentëve më të mëdhenj në futboll por është zotuar se nuk do të largohet nga Santosi para vitit 2014.