E Enjte, 5 Nëntor 2026

De Bryjne është jashtë forme

Kevin De Bruyne po punon shumë për të qenë gati në derbin e së shtunës me Manchester United në Old Trafford. 30 vjeçari belg, ka qenë lojtari kryesor në Etihad, madje në të gjithë Premier League, për pjesën më të madhe të qëndrimit të tij gjashtëvjeçar. Guardiola është i shqetësuar pas humbjes tronditëse të së shtunës 2-0 në shtëpi nga Crystal Palace, veçanërisht kur shikon se talenti i tij i mesfushës nuk po jep sa duhet për Manchester City. Sepse Belgu aktualisht nuk është në formën e tij më të mirë dhe nuk mund të jetë në 11-tëshen kryesore.

De Bruyne u la në stol te Brighton nëntë ditë më parë, dhe City shkëlqeu. Dhe të shtunën, kur ekipi i tij i mbetur me dhjetë lojtarë e kur kishte më shumë nevojë për të, trajneri Guardiola e largoi atë para kohe. Duket se mesfushori belg ka nevojë për pushim. Ndoshta vera traumatike, me dëmtime në finalen e Champions League dhe në Euro 2020 nuk ka kaluar për të.

I pyetur nëse ishte një mundësi t’i jepte atij frymëmarrje, Guardiola tha: “Nëse ata luajnë apo pushojnë është vendimi im sepse unë e di formacionin. Standardet tona si ekip, individualisht dhe kolektivisht, janë kaq të larta. Ne e dimë se sa e vështirë është ta mbash vendin në formacion. Nuk është vetëm Kevin, është edhe Rijad, Rahim . . . të gjithë lojtarët kryesorë që na kanë ndihmuar të fitojmë në të kaluarën. Gjithçka që kemi bërë në këto vite është falë një lojtari si Kevin.

Ai është një lojtar kaq i rëndësishëm për ne dhe një person i shkëlqyer. Në të gjitha sezonet ka ulje dhe ngritje dhe ndeshja e radhës është një mundësi tjetër. Kevin e di këtë.” Mesfushori belg tashmë është duke u stërvitur fort për të arritur formën e duhur, pasi të shtunën përballë do të ketë Mancheter United.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›