Tottenham, Espirito Santo shkarkohet: Conte fluturon për në Londër

Tottenham-Manchester United 0-3 dha një përshpejtim të bujshëm në merkaton e trajnerëve. Nga njëra anë Solskjaer ka fituar kohë dhe ka forcuar pozicionet e tij në pritje të sfidave me Atalantën dhe Cityn, nga ana tjetër ka çuar në shkarkimin e Nuno Espirito Santos, i cili ka paguar për tre humbjet në katër ndeshjet e fundit dhe vendin e tetë në Premier League. Spurs kanë zgjedhur Antonio Conten për ta zëvendësuar, me të cilin tashmë kanë nisur kontaktet dhe i cili do të arrijë në Londër me avion privat në orët e ardhshme.
Fabio Paratici, i cili prej disa kohësh ka bërë presion për trajnerin me të cilin ka punuar dhe ka fituar shumë te Juve, orët e fundit ka pasur një kontakt të ri pas atij që kishte verën e kaluar, por këtë herë ish-trajneri I Interit është gati të pranojë ofertën. Conte dëshiron të kthehet në punë në fushë pas një periudhe pasiviteti, por në të njëjtën kohë kërkon garancinë e një projekti të rëndësishëm tekniko-ekonomik: kontratë për një vit e gjysmë, me vlerë 15 milionë euro në sezon dhe më shumë garanci në merkaton dimërore me firmat e 3 apo 4 lojtarëve për të përforcuar skuadrën.
“Unë e di se sa shumë Nuno dhe stafi i tij donin të ishin të suksesshëm dhe më vjen keq që duhej të merrnim këtë vendim. Nuno – komentoi CEO i Tottenham, Fabio Paratici – është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë dhe stafin e tij dhe i uroj gjithë të mirat në të ardhmen”. Tottenham-United i ka dhënë një përshpejtim të bujshëm merkatos së trajnerëve, numërimi mbrapsht për të parë Conten në pankinë ka nisur: të martën trajneri italian duhet të drejtojë seancën e parë stërvitore si trajneri i ri i Spurs.