E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmund po "vuan" nga ekspertët!

Te Borusia Dormtund është aktual një "hall" se kush duhet të godas gjuajtjet e lira. Janë pesë lojtarë që shënojnë gola nga këto pozita, por se nuk është e vendosur striktë se cili duhet të gjuaj.

Marco Reus, Mario Gotze, Ilkay Gundogan dhe Robert Lewandowski janë katër lojtarët që dinë të shënojnë nga kjo pozitë. Por konkurrencës i është shtuar edhe një garues. I njohur para pak vitesh me golat spektakolar për Dortmund nga gjuajtjet e lira, Nuri Sahin është rikthyer prapë te kjo skuadër. Jurgen Klopp ka thënë se lojtarët duhet të jenë ata që duhet të përcaktojnë ekzekutuesin e goditjeve të lira.

Kur akordohet një goditjet e tillë, mediat tregojnë se si lojtarët e Dortmundit i afrohen topit për të marrë përgjegjësinë. Gundogan, Reus e Gotze kanë shënuar këtë edicion, ndërsa Lewandowsvki vitin e kaluar./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›