E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dhe Gjermania do blejnë borxhin grek

Përfaqësues të qeverisë franceze dhe gjermane po shqyrtojnë një plan në vlerë prej 30 miliardë euro për shpëtimin e Greqisë nga kriza, në të cilën hyri ky vend anëtar i eurozonës.
Kështu shkruajnë gazetat ndërkombëtare, duke shtuar se pakoja e masave nënkupton blerjen e borxhit grek nga ana e institucioneve franceze dhe gjermane, kryesisht banka në pronësi shtetërore.
Ndërkohë i plan të tillë duhet të aprovohet nga presidenti francez Nikolla Sarkozi dhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel të cilët kërkuan kohë për t'u menduar. Këto mjete i nevojiten Greqisë për t'i paguar borxhet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›