De Jong befason Espanjolin, Barça barazon në minutën e 96-të

Ëndrra e Espanyol për të fituar derbin e Barcelonës zbehet edhe një herë, me një goditje në minutën e 96-të. Blaugranët gjejnë 2-2 në fund me goditjen e De Jong dhe e zgjerojnë serinë e rezultateve të njëpasnjëshme të dobishme në ligë në tetë. Banda e Xavit kaloi në epërsi me Pedri, i cili pas më pak se 80 sekondash rrëshqiti në harkimin e Jordi Albas nga e majta dhe dërgoi në rrjetë, 1-0.
Kur Barça dukej se e kishte kontrollin, Espanyol barazoi fillimisht në minutën e 40-të me goditjen e shkëlqyer të Dardert dhe më pas bëri parakalimin e bujshëm në minutën e 64-të me Raul de Tomas. Në finalen e nxehtë, Pique dhe Melamed përjashtohen, më pas De Jong gjen golin e barazimit në krosimin e Adama Traore. Barcelona është e katërta, së bashku me Atletico Madridin, Espanyol mbetet në mes të tabelës, por mbi të gjitha shtyn ëndrrën për të fituar një derbi në La Liga, siç nuk ka ndodhur që nga viti 2009.