E Enjte, 5 Nëntor 2026

Deni Xhepa, jashtë pistës në “Pekin 2022”

Deni Xhepa, përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garimin e tij. Të dielën, në ora 10:15 të mëngjesit me orën e Tiranës, Xhepa ka patur garimin e parë në sllallomin gjigant në ski alpine, teksa mes 86-të konkurrentëve është nisur i 59-ti.

Por kushtet e vështira atmosferike në të cilat është zhvilluar ky garim, si dhe bora e re që ka rënë gjatë natës, të paktën edhe sipas shefit të misionit për Shqipërinë, Kliton Muça, kanë bërë që garimi të mos jetë normal për 18-vjeçarin. Që do të thotë se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë piste, për fatin e mirë pa dëmtime, ndërsa kështu nuk ka mundur të përfundojë garimin e tij

Gara e dytë për Deni Xhepën do të jetë Sllallomi Special më 16 shkurt për të përfunduar të gjithë përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore, kuptohet pa asnjë gjurmë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›