E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Kermabon: Askush nuk është mbi ligjin

Shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon deklaron se askush në Kosovë nuk mund të jetë mbi ligjin.
Me këtë deklaratë dhënë në Bruksel, De Kermabon hedh poshtë shqetësimet se hetimet e nisura kundër anëtarëve të Qeverisë për korrupsion mund të destabilizojnë Kosovën.
Zyrtari është përgjigjur në debatin e nën-komitetit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian, në pyetjet e raportueses së PE-së për Kosovën, Ulrike Lunacek se si ai i sheh vlerësimet e Washingtonit dhe qendrave tjera perëndimore se vazhdimi i hetimeve të EULEX-it do të trazojë stabilitetin në Kosovë.
Shefi i EULEX-it, po ashtu, u ka thënë gazetarëve se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se hetimet kundër ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, dhe disa anëtarëve tjerë të qeverisë, "janë kryer në mënyrë jocivilizuese".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›