Shtëpia në Pezë,Xhaferri: është muzeRama donte ta cregjistronte
TIRANE– Ministri i Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferraj tha sot se shtëpia e deputetit Dashamir Peza është konsideruar muze dhe si e tillë duhet të kalojë në përgjegjësinë dhe administrimin e ministrisë.
"Kjo shtëpi ka vijuar të jetë shtëpi- muze, monument kulture e mbrojtur nga shteti, ndërkohë që në vitin 2006 ka pasur një propozim që ajo të hiqet nga lista e monumenteve të kulturës", tha ministri Xhaferaj.
Sipas kreut të MTKRS, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka bërë përpjekje ta heqë banesën nga inventari i objekteve muze. Ministri i Kulturës tha se Edi Rama ka tentuar ta kalojë banesën në fjalë në administrimin dhe përgjegjësinë e Bashkisë së Tiranës në mënyrë krejt të paligjshme.
"Po në vitin 2006 Edi Rama, për shkaqe të dyshimta, në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet që rregullojnë raportet e qeverisjes vendore, propozon që kjo shtëpi muze të kalojë në inventarin e pronave në përgjegjësinë territoriale dhe adminisitrative të Bashkisë së Tiranës".
Xhaferri mohoi që ky vendim që kërkon të zbatojë Drejtoria e Monumenteve të Kulturës të jetë politik. "MTKRS, nisur nga këto arsye, i propozoi qeverisë që shtëpia-muze, që gjithmonë ka qënë monument kulture, të kthehet nga administrimi i Bashkisë së Tiranës nën administrimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës së Tiranës, për të pasur një përkujdesje të madhe", tha Xhaferaj.
Ai sqaroi më tej, se "ky vendim nuk e cënon aspak as pronësinë e shtëpisë, as banorët e saj, pasi ne kemi me dhjetra raste kur ndërtesa e monumente kulture kanë pronarët e tyre legjitimë, që jetojnë dhe kujdesen në ato shtëpi, por edhe MTKRS kujdeset për mbrojtjen e tyre".
(m.a/BalkanWeb)