Kriza, Berisha:Rama të pranojëofertat Reagon PS
TIRANE - Kryeministri shqiptar i bën thirrje kryetarit të opozitës të pranojë ofertat të cilat janë në “interest të tij dhe të vendit”. Në një prononcim për median pas konferencës për barazinë gjinore e cila u zhvillua sot paradite në Tiranë. Interesit të gazetarëve në lidhje me situatën politike kryeministri Berisha iu përgjigjur: "Ftoj Ramën me realizëm dhe në intersat më të mira të partisë që përfaqëson të mos refuzojë paketën e ofertës së maxhorancës e cila udhëhiqet fund e krye nga respekti i palëkundur për opozitën. Cilido që e shqyrton kostaton se kjo maxhorancë nuk ka asnjë detyrim ligjor për asnjë nga premtimet në këtë paketë por e bën në interesin më të mirë të vendit”.
Nesër bëhen plot dy javë nga darka e Strasburgut, ( 20 maj) kur dy liderët politikë shqiptarë në prani të komisionerit europian për zgjerimin Stefan Fyle dhe përfaqësuesit kryesore të Parlamentit Europian u angazhuan në zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi prej gati 10 muajsh.Takimi përfundoi pa asnjë rezultat dhe BE dha 2 javë afat partive politike për të gjetur gjuhën e përbashkët e për të zgjidhur ngërçin politik në vend. Afati interpretohet nga opozita si ultimatum, por nuk vlerësohet si i tillë nga maxhoranca.
Edhe në Samitin e Sarajevës, Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Stefan Fyle përsëriti thirrjen liderëve të shprehin vullnet politik për të çuar përpara procesin. "Liderët politikë në
Shqipëri duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje për krizën para se të shqyrtohet vlerësimi për liberalizimin e vizave”- tha ai
Por mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama dëshmohet se nuk ka asnjë afrim për zgjidhjen e krizës politike.
Dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Berisha i kërkoi Ramës "të heqë syzet e së shkuarës, me të cilat lexon mesazhet e miqve dhe institucioneve ndërkombëtare” dhe të përfitojë nga dialogu dhe vullneti i qeverisë për t’i dhënë shumicën dhe kryetarin në komisionin parlamentar hetimor, si dhe të hartojë të gjitha amendamentet për zgjedhjet e reja, dhe maxhoranca t’i votojë ato pa kushte vetëm pasi të merret një opinion nga Komisioni i Venecias apo ODHIR. Nga ana tjetër, kreu i opozitës, Edi Rama i kërkoi edhe dje, Berishës që t’i hapë rrugë transparencës.
PS: BERISHA TE PRANOJE ZGJIDHJEN: KOMPRIMISI, VETEM TRANSPARENCA
Partia Socialiste thotë se ka bërë të gjitha hapat për të pranuar kompromisin “për hir të interesit të vendit dhe i bën thirrje kryeministrit të bëjë hapa konkrete drejt kompromisit që garanton transparencën kushtetuese të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Nga selia rozë deputeti Ditmir Bushati cilësoi shtyrjen e miratimit të Rezolutës së Parlamentit Europian për ecurinë e progresit të Shqipërisë “si një shans të dytë për reflektim që po i jepet kryeministrit.”
“Shpresojmë që ai të dijë ta shfrytëzojë këtë shans duke bërë hapa konkrete drejt kompromisit që garanton transparencën kushtetuese të zgjedhjeve të 28 qershorit”- nënvizoi Bushati.
Në përgjigje të apelit të djeshëm të Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fule për zgjidhjen e krizës politike përpara se propozimi i KE për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë të shqyrtohet nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare të BE, Bushati tha “Pikërisht për këtë arsye Partia Socialiste i ka bërë të gjitha hapat e saj duke pranuar kompromisin për hir të interesit të madh publik që edhe transparenca të bëhet, edhe vizat të liberalizohen, edhe kushtet për reformat e integrimit të krijohen”.
Bushati përsëriti apeli socialist për Sali Berishën që të qetësohet dhe me maturi të
pranojë zgjidhjen që ka në tavolinë.
PS e PD PERSHENDESIN SAMITIN E SARAJEVES
Duke komentuar samitin BE- Ballkani Perëndimor të zhvilluar dje në Sarajevë Berisha tha se samiti pati rëndësi për vendin pasi dha mbështetjen e fuqishme për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Edhe Partia Socialiste përshëndet rikonfirmimin e perspektivës Europiane të Ballkanit Perëndimor nga takimi i Sarajevës. PS mbështet BE se "Ndërmarrja e reformave në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik e social të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit janë e vetmja mënyrë që garanton demokratizimin dhe europianizimin e Ballkanit Perëndimor."
(s.g/BalkanWeb)