E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Laurentis: I dashur Hamshik, qetësohu!

Napoli - Mesfushori sllovak i Napolit, Hamshik, ndodhet në krizë me drejtuesit e skuadrës së tij. Lojtarti pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit, sidomos nga trajneri Klaudio Ranieri. Juventinët mendojnë të përdorin Jakuintën për të marrë shërbimet e talentit sllovak, Hamshik.

Klubi i Napolit hedh poshtë kategorikisht çdo largim të mundshëm të tij. Menaxheri i merkatos së Napolit, Venglos, deklaron se një mundësi e tillë nuk ekziston.

Më i vendosur, duke përdorur edhe ironinë, është presidenti napolitan, De Laurentis. Ai deklaron: “Për 200 milion euro ne do të lëshojmë Hamshikun dhe Lavecin. Dhe me paratë e tyre ne do të blejmë 20 futbollistë të tjerë”.

“I dashur Hamshik, qëndro i qetë! -i drejtohet presidenti lojtarit. Më intereson vetëm ndeshja me Romën. Dua të shoh një lojë magjike nga lojtarët e mi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›