E Shtunë, 31 Tetor 2026

Floccari: Nuk kam firmosur asgjë me Romën

Bergamo - Futbollisti i Atalantës Serxhio Flokari mohon zërat e fundit që spekulonin për një kalim të tij tek skuadra e Romës. Vetë futbollisti në një intervistë dhënë për të përditshmen Gazzetta dello Sport deklaron se mendon ta lërë Atalantën, por me Romën nuk ka firmosur asgjë.

“Kam vendosur ta lë Bergamon, por nuk kam firmosur asgjë me skuadrën e Romës”, deklaron futbollisti Flokari.

Serxhio Flokari ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri tani në Serinë A, duke arritur të shënojë 10 gola. Ai renditet i gjashti aktualisht në klasifikimin e golashënuesve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›