De Marnak diskuton ne Beograd policine e doganat
Shefi i EULEX-it Ksavier De Marnak do te takohet gjate dites se sotme ne Beograd me nje numer zyrtaresh perfshi ministrin e Financave te Drejtesise dhe te ate te Jashtem.
Sipas mediave kosovare te cilat citojne burime nga EULEX temat kryesore per te cilat do te diskutohet jane ceshtjet e doganave dhe policise.
Sot eshte dita e dyte e vizites ne Beograd te shefit te misionit evropian per rend e ligj ne Kosove. Te henen De Marnak u takua me ministrin e Brendshem te Serbise Ivica Dacic.
Permes nje deklarate Ministria e Brendshme e Serbise ka theksuar se interes i Serbise eshte qe misioni i EULEX-it te jete sa me i suksesshem dhe te ndihmoj ne ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Kosove duke vleresuar pozitivisht te gjitha aktivitetetet ne luftimin e kriminalitetit. Ne te njejten deklarate thuhet se krimi eshte i pranishem ne gjithe territorin e Kosoves e jo vetem ne pjesen veriore te saj.
Shefi i EULEX-it de Marnak ka pershendetur bashkepunimin e deritanishem dhe ka paraqitur synimin qe ne periudhen e ardhshme ky mision te jete me i pranishem ne pjesen veriore te Kosoves.
Kjo eshte vizita e pare zyrtare e shefit aktual te EULEX-it qe nga ardhja ne kete post.