E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni dosjet pranga ish-zyrtarit te sigurimit

Policia maqedonase ka arrestuar mbreme ne qytetin e Tetoves nje ish-zyrtar te sherbimeve sekrete i cili dyshohet se ka hartuar dosjet me akuza ndaj deputeteve te BDI-se dhe kryetarit te saj Ali Ahmetit.

Lajmin e ben te ditur agjencia INA sipas te ciles ne pranga ka perfunduar shtetasi Hisen Musliu pasi eshte piketuar nga BDI si autor i dosjeve te falsifikuara.

Sipas burimit arrestimi eshte kryer nga njesia speciale Tigrat agjentet e te ciles kane bastisur per kater ore shtepine e Musliut.

Dorezimi i dosjeve ndaj zyrtareve te BDI-se ne komisionin e lustracionit ka shkaktuar nje beteje te ashper politike mes kesaj partie dhe PDSH-se se Menduh Thacit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›