Maqedoni partite shqiptare pro zgjedhjeve te parakohshme

Shumica e partive politike shqiptare ne Maqedoni mbeshtesin propozimin per zgjedhje te parakohshme pas paralajmerimit per ngritjen e mocionit te mosbesimit te Qeverise. Lidhja Social-Demokrate LSDM si nje nga forcat me te medha te opozites paralajmeroi se nga mesi i muajit te ardhshem do ti dorezoje Parlamentit mocionin per mosbesimin e Qeverise se koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Partite politike opozitare shqiptare njezeri jane deklaruar per te shkuar drejt zgjedhjeve te parakohshme. Demokracia e Re beri te ditur se mbeshtet cdo propozim qe vjen per largimin e kesaj Qeverie. Ne jemi pro zgjedhjeve te parakohshme kunder nje Qeverie te tille anti-shqiptare dhe anti-integrimeve evroatlantike deklaroi zedhenesi i DR-se Arianit Hoxha PDSH gjithashtu ka paralajmeruar se eshte e gatshme per tu ballafaquar ne zgjedhje te parakohshme. Lideri i kesaj partie Menduh Thaci ne disa paraqitje te tij ka shprehur interesin per largimin e kesaj Qeverie. Partia shqiptare ne pushtet BDI beri te ditur se do te shqyrtoje kerkesen e fundit dhe paralajmerimet per mocionin e mosbesimit te Qeverise nga opozita maqedonase. Edhe ne radhet e VMRO-DPMNE te kryeministrit Nikolla Gruevski bejne te ditur se jane te volitshme zgjedhjet e parakohshme dhe se kjo parti ne menyre serioze do te shqyrtoje kete propozim. LSDM opozitare paralajmeroi se muajin e ardhshem do ti dorezoje Parlamentit mocionin per mosbesimin e Qeverise aktuale per shkak te bllokimit te proceseve integruese varferise dhe krizes se pergjithshme qe ka mbreteruar ne vend