E Diel, 1 Nëntor 2026

De Marnhac Spresim probleme ne zgjedhje

Shefi i misionit EULEX Xavier Bout de Marnhac duke folur per zgjedhjet e parakohshme qe mbahen neser ne Kosove ka deklaruar pret qe ato te kalojne ne menyre te qete.

Kemi besim te plote se policia e Kosoves do te kryeje me se miri detyrat e saj ne diten e zgjedhjeve. Nuk presim probleme por jemi te gatshem per cdo situate ka pohuar De Marnhac.

Deklaraten e tij De Marnhac e ka bere ne nje interviste per mediat serbe ku nder te tjera ka folur per krimin e organizuar dhe korrupsionin qe sipas tij jane probleme konkrete ne Kosove dhe prekin ne menyre direkte popullsine.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni jane probleme me te cilat perballet tere Kosova dhe jo vetem veriu. Nje nga shembujt me te mire per kete jane grupet kriminale qe bashkepunojne ne jug dhe ne veri te lumit Iber ka deklaruar De Marnhac.

Ai ka nenvizuar se per te pasur sukses ndaj ketij fenomeni eshte i nevojshem bashkepunimi i institucioneve kosovare. Dua qe ata kriminele te kapen kudo qe te ndodhen ka shtuar De Marnhac.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›