U ndane cmimet per liri te shtypit
Organizata Gazetaret pa Kufij i dha cmimin e pervitshem per lirine e shtypit nje radiostacioni somalez dhe nje gazetari te burgosur iranian.
Grupi per te drejtat e medies me seli ne France shpalli ndarjen e cmimeve ne nje ceremoni ne Paris.
Radio Shabelle ne Mogadishu u pergezua per punen e saj me gjithe ngacmimet e vazhdueshme nga ana e islamisteve radikale. Shefi per marredhenie nderkombetare ne Radio Shabelle Ali Abdi i cili e pranoi cmimin tha se pese gazetare te radios jane vrare gjate tri vjeteve te fundit por se stacioni nuk do te ndale punes.
Fituesi tjeter i cmimit Abdolreza Tajik ndodhet ne burg qe nga qershori sipas organizates Gazetaret pa Kufij. Laureatja e Cmimit Nobel per Paqe Shirin Ebadi e pranoi cmimin ne emer te tij. Grupi i te drejtave te medies thote se zoti Tajik ishte 147zgjedhur per punen si gazetar dhe perkushtimin e tij per mbrojtjen e lirise se shtypit ne Iran148. Organizata thote se ai shkroi shpesh per shkeljet e fjales se lire dhe arrestimet arbitrare te gazetareve.
Sekretari i pergjithshem i Gazetareve pa Kufij Zhan-Fransua Xhuliard tha se ajo qe i bashkon te dy fituesit eshte se te dy punojne ne vende ku 147dhenia e lajmeve eshte beteje e vazhdueshme148.