Pergenjeshtrohet lajmi per lirimin e Sakineh Ashtianit
Sakineh Mohammadi-Ashtiani gruaja e denuar me goditje guresh deri ne vdekje ne Iran nuk eshte liruar nga burgu. Televizioni iranian ne gjuhen angleze Press ka pergenjeshtruar lajmin per lirimin e Sakineh duke theksuar se gruaja eshte derguar ne banesen e saj per te realizuar nje emision televiziv qe u transmetua me vone.
Lajmi per lirimin e Sakineh e denuar per tu gjuajtur me gure deri ne vdekje per tradhti bashkeshortore dhe ne pritje te vendimit per vrasjen e burrit te saj u dha diten e enjte nga komiteti nderkombetar kunder gjuajtjes me gure me seli ne Gjermani.
Perfaqesuesi i ketij komiteti ne Itali u shpreh se Sakineh dhe djali i saj Sajjad Ghaderzadeh i arrestuar tetorin e kaluar ishin pare ne oborrin e shtepise se tyre ne Oskou ne veri perendim te Iranit. Televizioni Press kishte transmetuar gjithashtu foto te saj bashke me djalin ne shtepi. Por pas njoftimit te rreme vete Komiteti deklaroi se Sakineh ishte e lire per tre dite dhe kjo ceshtje eshte e gjitha nje loje e piste e autoriteteve iraniane.
Edhe disa media prane regjimit qeveritar dhane lajmin per lirimin e saj- deklarojne aktiviste te Komitetit.