E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Selanik, takim me emigrantët

Pasi udhëtoi në Kosovë e Maqedoni libri “Kurban” i kreut të Partisë Socialiste Edi Rama mbërrin edhe në duart e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Kryesocialisti prezantoi librin në Selanik duke u rrëfyer bashkëatdhetarëve të tij se tek Kurbani do të mund të lexonin mbi të gjitha të vërtetën.
Por veçse leximit të librit, kreu i PS-së Edi Rama u ka kërkuar emigrantëve më shumë pjesëmarrje në votim , pasi siç tha ai në këto 20 vjet qeveria shqiptare nuk ka bëtë asgjë për ta edhe pse janë aktorë të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Lidieri i opozitës shoqërohëej nga sekretari për emigracionin dhe rininë në PS Erion Veliaj, deputeti socialist Taulant Balla dhe kreu i bashkisë së Korçës Niko Peleshi.
Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me kreun e bashkisë së Selanikut Janis Butaris.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›