Rama në Selanik takim me emigrantët, militantët e Bashkisë së Kamzës nxjerrin flamurin e PD-së
Pasi udhëtoi në Kosovë e Maqedoni libri Kurban i kreut të Partisë Socialiste Edi Rama mbërrin edhe në duart e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Kryesocialisti prezantoi librin në Selanik duke u rrëfyer bashkëatdhetarëve të tij se tek Kurbani do të mund të lexonin mbi të gjitha të vërtetën.
Por veçse leximit të librit, kreu i PS-së Edi Rama u ka kërkuar emigrantëve më shumë pjesëmarrje në votim , pasi siç tha ai në këto 20 vjet qeveria shqiptare nuk ka bëtë asgjë për ta edhe pse janë aktorë të rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Lidieri i opozitës shoqërohëej nga sekretari për emigracionin dhe rininë në PS Erion Veliaj, deputeti socialist Taulant Balla dhe kreu i bashkisë së Korçës Niko Peleshi.
Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me kreun e bashkisë së Selanikut Janis Butaris.
Në hollin e hotelit ku Rama ka bashkëbiseduar me emigrantët ka rastisur edhe një grup i Bashkisë Kamëz për ekskursion. Një prej tyre ka nxjerrë nga çantat një flamur të PD sapo ka parë grupin e emigrantëve rreth Ramës. Skena është shoqëruar me të qeshura te të pranishmit. Berisha është fiksuar me Kurbanin, dërgon njerëz me flamuj e shtiza pas Ramës edhe këtu në Selanik. Po këta të uruar me flamur, pse rrinë burrat veç e grate veç tha me shaka Artan Jonuzi, një emigrant që qëndronte në rradhën e autografeve për librin.
Episodi ironizohej edhe nga Veliaj në profilin e tij online ku mbrëmë shkruhej: E rrallë, bashkia e Kamzës ekskursion në Selanik, të gjitha gratë lënë Mziun bashkohen te takimi Ramës, kjo është tamam miracle of freedom.