E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Marnjak diskuton punën e misionit me OJQ-të

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Ksavje De Marnjak, ka diskutuar me përfaqësues të shoqërisë civile në vend, rezultatet e EULEX-it në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, aktivitetet e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës, mandatin ekzekutiv dhe afrimin e misionit për monitorim, bëri të ditur zyra për shtyp e EULEX-it.

Në radhët e organizatave joqeveritare, përfaqësuesit e të cilave morën pjesë në takim, thuhet se ishin pjesemarres Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizja FOL, Instituti për Studime të Avancuara (GAP), dhe Ndërtimi i Komuniteteve- Mitrovicë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›