De Rossi qetëson Romën: Nuk do largohem kurrë
Dje ishte dita e De Rossit. Të gjithë sytë e kryeqytetit ishin drejtuar nga ai ndërsa veshët e tifozerisë verdhekuqe nuk prisnin gjë tjetër për të dëgjuar kapiteni i ardhshëm ka vendosur ti qëndrojë besnik skuadrës së tij të zemrës. Kam lexuar nga të gjitha këto ditë dhe ndodhi ajo që ndodh shpesh me futbollistët që janë disi më të kërkuar erdhën oferta dhe kërkesa. Dhe këndvështrimi im është ai që ka qenë gjithnjë: jam këtu, ndjehem shumë mirë në Romë dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Është shkruar gjithçka dhe nuk është hera e parë por unë nga Roma nuk largohem. Ditën që do vendos të largohem do tjua a komunikojë nëpërmjet një konference për shtyp. Jam shumë i tërhequr nga projekti i klubit pavarësisht se më vjen keq që disa nga garda e vjetër u larguan, kanë ardhur lojtarë të rinj dhe shumë të rëndësishëm ndaj tashmë na takon ne të vjetërve ti ndihmojmë ata dhe të ndërtojmë diçka të rëndësishme për të ardhmen, deklaroi kapiteni i ardhshëm i Romës. Më pas De Rossi foli për ofertën e ardhur nga City dhe për raportin me trajnerin Zeman. Dikush mendon se unë vlej 100 milion euro, e të tjerë mendojnë se vlej 0. Por unë personalisht mendoj se diskutimi është i tillë: kur vjen një ofertë marramendëse është e drejtë të shesësh. Ashtu siç i ndodhi futbollistëve si Zidane apo Thiago, imagjinoni që nga ana futbollistike të mos përfshihem edhe unë ndaj një oferte shumë të rëndësishme. Por këtu përfshihet edhe diskutimi se për tifozët e mi kam një vlerë të rëndësishme humane dhe raportin e ngrohtë që kam me ta dhe kjo për mua vlen shumë. Një tjetër gënjeshtër e këtyre ditëve ka qenë se unë kam probleme me trajnerin. Ndjehem shumë mirë me të pavarësisht se stërvitemi fort dhe vrapojmë më shumë por ai është një person shumë karizmatik, përfundoi De Rossi.
————–
Talenti Pogba: Ja pse zgjodha Juven
Talenti më i ri i Juventus, Paul Pogba foli në një intervistë për prestigjiozen franceze LEquipe. Lojtari bëri të qarta arsyet e largimit nga Manchester United, duke refuzuar dhe ofertat nga Chelsea e Arsenal, për të pranuar transferimin tek kampionët e Italisë. Largimi i Pogba nga Dajtë e Kuq shkaktoi jo pak polemika në shtetin ishullor ku midis të cilave trajneri Alex Ferguson e cilësoi si mungesë respekti nga ana e mesfushorit. Megjithatë reagimi i mesfushorit është i menjëhershëm. Nuk e di pse e ka thënë një gjë të tillë. Ndoshta nuk i ka ardhur mirë që një djalosh 19-vjeçar ti ketë thënë jo. Megjithatë për mua asgjë nuk ndryshon, pasi lojtarët dhe drejtuesit e Manchester United e dinë që nuk kam treguar mungesë respekti ndaj tyre. Pastaj me Ferguson ishte një çështje ndjenjash. Më thonte që isha shumë i ri për të luajtur dhe se mundësia ime do vinte por objektivi për mua është që të luaj. Kishte gjëra për të cilat nuk binim dakord por në Manchester mësova shumë. Pogba tha se është entuziast për të ardhmen si bardhezi dhe se gjithashtu është i vetëdijshëm që shpesh herë mund të qëndrojë në stol. Nuk jam tip shumë i duruar, pasi kur dua diçka bëj të pamundurën për ta marrë. Si Juventus p.sh, i thashë jo Chelsea-t dhe Arsenalit edhe pse asnjeri nuk më garantoi vendin si titullar. Megjithatë tek Manchester kam mësuar se vetëm puna paguhet. Këtu nuk kam garanci për asgjë. Konte më tha vetëm që janë shumë ndeshje për të luajtur dhe se dëshironte një zëvendësues të Pirlos dhe Vidal. Këtu futbolli ndryshon në krahasim me në Angli por mund të them që lojtarët janë të mirë dhe punojnë shumë. Ky fakt është një motivacion për mua. Në përfundim Pogba pranoi se nuk e pëlqen faktin kur njerëzit e ngatërrojnë me Mario Balotelin për shkak të ngjashmërisë që kanë pasi në karakter lojtarët ndryshojnë shumë.