E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me paratë e Pazzinit Inter blen Garganon

Shkëmbimi CassanoPazzini përfundoi dhe në kasat e Interit do të arkëtohen 7 milion euro por merkato e zikaltërve nuk ndalet. Paratë që do të vijnë nga kushërinjtë kuqezinj do të investohen menjëherë ku tratativa me Napolin për mesfushorin Gargano është në një pikë të mirë.
Tratativa
Raportet e mira të De Laurentiis me Morattin duket se do të bëjnë diferencën, uruguajani do të vijë në Appiano me formulën e huazimit të fiksuar mbi bazën e 2 milion eurove. Mesfushori i Napolit duket se nuk ka më marrëdhënie të mira me trajnerin Mazzarri dhe ka pranuar menjëherë ofertën e Interi i siguruar edhe nga fakti se vetë trajneri Stranmaccioni e ka kërkuar për ta patur në mesfushën e tij. Napoletanët për më tepër janë të siguruar në atë rol me ardhjen e Behramit dhe me Dzemailin që ka treguar një formë shumë të mirë në këtë fazë parapërgatitore.
Pereira dhe Quagliarella
Gjithnjë e nxehtë mbetet pista Alvaro Pereira pasi Branca është i bindur se do arrij ta përfundojë me sukses transferimin e mbrojtësit të majtë të Portos në Milano. Duhet vetëm të gjendet një shumë e mesme ndërmjet 15 milionëve që kërkon presidenti i luzitanëve Pinto dhe 12 milionëve plus bonuset që ka ofruar Interi por ndjesia është se me 13 milion euro gjithçka mund të mbyllet pozitivisht. Për sa i përket repartit të avancuar, Palacio duket se ka dhënë garancitë e duhura si zëvendësuesi i Militos por në nivel numerik duhet shtuar edhe një tjetër element sidomos nëse i riu Longo do të huazohet për të patur vazhdimësi apo për ndonjë dëmtim të mundshëm gjatë sezonit. Një gjë është e sigurtë Inter do të jetë i vëmendshëm deri në fund në pritje edhe të lajmeve që do të vijnë nga çështja e basteve ilegale që mund të përfshijë edhe ish sulmuesin e Genoas, Palacio. Prandaj që në orët e fundit të merkatos mund të rikthehet në modë emri i Quagliarella.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›