E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

De Zerbi: Debutimi im në Anfield, një përvojë unike, kam besim

“Debutimi në Premier League në Anfield është unik, por unë jam i fokusuar te skuadra dhe çfarë mund t’u jap atyre”. Roberto De Zerbi është gati për të parën në pankinën e Brighton-it të tij. “Ndeshja kundër Liverpool është e vështirë për të gjithë, ata janë një nga klubet më të mira në Premier League dhe në botë, por kam besim se ekipi im do të ketë një ndeshje të mirë. Do ta shohim rezultatin në fund”, – tha trajneri italian.

“Është një periudhë e ngarkuare sepse ka shumë punë për të bërë, dje kam pasur dy takime përveç aspektit futbollistik por dua të qëndroj i fokusuar në fushë – vazhdoi De Zerbi – Skuadra është e vetëdijshme të jetë e fortë ndërkohë që duke ruajtur përulësinë, djemtë e dinë se nga e kanë nisur. Përveç mentalitetit do të doja të shtoja diçka timen”.

“Situata ime nuk është e lehtë sepse marr një ekip që po bën mirë, por nuk di si të bëj atë që bëri Potter. Unë dua të mos bëj shumë, por të bëj diçka: thelbi është ky. Mentaliteti nuk ndryshon kurrë. Një ekip i fortë ka një mentalitet të fortë pavarësisht nga kundërshtari. Kjo është sfida jonë, duhet të mendojmë gjithmonë për të duke ngritur nivelin. Kjo nuk do të thotë të jesh mendjemadh, por ambicioz”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›