E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debakli në Old Trafford

Manchester City mund të jetë skuadër në rritje por pakkush do të kishte paramenduar atë që bënë djelmoshat e Roberto Mancinit në udhëtimin e tyre të shkurtër te fqinji Manchester United më 23 tetor.

City, me një paraqitje të shkëlqyeshme, shkatërroi Unitedin me rezultat të thellë 6-1, duke ia shkaktuar disfatën më të rëndë menaxherit legjendar të Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson.

Sa i përket tensionit, dramës dhe argëtimit, derbi në Old Trafford i kishte të gjitha dhe nuk do të jenë vetëm tifozët e Cityt ata që do ta kujtojnë për vite me radhë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›