E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmat e 2011’shit

Ajo që e bën një film të jetë më i miri i vitit nuk është vetëm një lëvizje prej disa sekondash, por vazhdimësia e veprimeve të bëra bashkë. Del, pra, që përzgjedhja e filmit më të mirë s’është fare detyrë e lehtë.

Dilemat janë të shumta. Si për shembull, qysh të arrihet drejtpeshimi ndërmjet debutimit regjisorial të Joe Cornish dhe regjisë së Mathew Vaughan? A duhet favorizuar aftësia e George Clooney që të buzëqeshë edhe në momentet më tragjike, apo paraqitja e mrekullueshme e Rooney Mara?

MTV ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët kolegjin redaktorial dhe kritik më të aftë që të diskutojë, argumentojë ose kritikojë gjithçka që u prodhua sivjet. Në fund ata përzgjodhën 10 filmat.

1. “The Girl with the Dragon Tattoo”

Të devotshmit e librave të Stieg Larsson s’kanë pse frikësohen. Filmi është në duart e sigurta të mjeshtrit David Fincher. Regjisori ndjek vijën e filmit “The Social Network” (Rrjetit Social), por me një tjetër “rrjedhje”, duke injektuar një vrasje misterioze e cila na e prezanton më shumë stil hakerin Lisbet Salander (Rooney Mara) dhe gazetarin (Daniel Craig). Mara është një zbulim në aktrim dhe kohëzgjatja prej 160 minutash dhuron skena të cilat të shkaktojnë drithërima nga njëra skenë në tjetrën. “E errët dhe e vështirë për t’u parë, por një triumf në çdo këndvështrim”, thotë kritiku Kevin Polovi.

2. “Drive”

“Në një vit me filma, një vit i cili mundet të nominohej edhe si viti i Goslingut, me disa djem të mirë kanadezë dhe të spikatur në vozitjen e makinës, me zënka në rrugë. Mundet të jesh si ai apo me të. Nuk ka rëndësi çfarë, nuk duhet t’ia largosh sytë. Ndaj edhe të ardhurat e filmit ishin 34,7 milionë dollarë. Filmi pati një ndikim të fortë kulturor, duke inspiruar parodi të shumta dhe duke dhënë një kolonë zanore e cila nuk kishte si të mos dëgjohej nga të gjithë ata që kishin një iPad në dorë. Do të jetë një film për të cilin nuk do flitet vetëm në 2011-n, por edhe në vitin 2021”, vlerësoi filmin Eric Ditzian

3. “Harry Potter and the Deathly Hallows, Part 2″

Të gjitha gjërave të bukura do t’u vijë një ditë fundi. Kur erdhi koha që edhe Harry Potter, një seri e filmave artistikë shumë e ndjekur të merrte fund, ishte vërtet shumë e mrekullueshme të shihje aktorët e ndryshëm si Daniel Redcliff, Ema Wattson dhe Rupert Grint të rriteshin brenda personazheve të tyre heroikë. Një rrugëtim i gjatë i mbushur me tragjedi dhe shpresë, me dëshpërime dhe triumfe, e bëri filmin jo më të mirë të të gjitha filmave në pjesë, por edhe nga më të mirët e këtij vitit. –J.U.

4. “Bridesmaids”

“Bridesmaids” (shoqërueset e nuseve) është një nga ata filmat e rrallë komik, në të cilët gjithçka funksionon për së miri: stafi i talentuar, i drejtuar nga Kristen Wig, Maya Rudolf dhe Melissa MacCarthy në një performancë vrasëse; skenat shpesh dukeshin disi jashtë normales dhe raste të tjera tepër të këndshme që sillnin shumë të qeshura, ku skena vendosej në një dyqan nusesh. Këto skena nuk ishin të këndshme vetëm për femrat, por për të gjithë të tjerët. Aq të këndshme sa sollën në arkat e kompanisë një fitim prej 169 milionë dollarësh. –K.U.

5. “Hugo”

Me kaq shumë mënyra për të parë një film, magjia e të shkuarit në teatër dhe të ulurit në errësirë duket si një ide e së shkuarës. Martin Scorcesse ka tentuar të rigjejë ndjesinë që i bën filmat shumë specialë dhe duke e vendosur këtë në qendër të filmit “Hugo”. Përmes historisë së një jetimi që jeton në stacionin e trenit të Parisit, “Hugo” zhytet në krijimin e filmave dhe na tregon pse filmat mbeten gjithmonë një vend ku ëndrrat mund të bëhen realitet. – K.S.

6. “X-Men: First Class”

Matthew Vaughan kishte shumë punë për të bërë me aktorin Brayan Singer, i cili ka bërë dy filma të “X-Men” dhe aktorët e tjerë tepër të talentuar, të cilët janë përshtatur më së miri me rolet klasike të mutantëve të Marvelit. Vaughan me zgjuarsi arriti të përdorte këtë gjë si një avantazh, duke u dhënë të pasionuarve një ekskluzivitet të ri të bazuar në historitë e karaktereve, të akorduar me të shumë talentuarit James McAvoy si Charles Xavier dhe Michael Fasbender si Erick Lansher/Magneto.– Kara Warner

7. “The Muppets”

Është “The Muppets” (një grup kukullash) për mileniumin e ri: Kermit dhe miqtë e tij rikthehen në teatër pas një shkëputjeje prej 12 vitesh, të përditësuar për një gjeneratë të re nga shkrimtari/bashkë protagonisti Jason Segel. Nëse fillimi është disi i trishtë (“Muppets”-t kanë jetuar të ndarë nga njëri-tjetri dhe tashmë studioja e tyre është shkatërruar), nuk ka asgjë që një kërcim koreografik Amy Adams dhe kori i pulave nuk mund ta ndreqin.

8. “50/50″

Pikëllues, ngazëllues dhe në të njëjtën kohë qesharak, “50/50” është ndoshta portretizimi më i mirë i kancerit në televizion. Dhe ndoshta do të jetë kjo arsyeja pse është tepër i dëshiruar. Filmi ndjek rrjedhën e ngjarjeve lidhur me 27-vjeçarin Adam (Joseph Gordon-Levitt), të cilit i është diagnostikuar një tumor i rrallë. Lufta kundër kësaj sëmundjeje me ndihmën e miqve Kyle (Seth Rogen) dhe terapistes në formim Catherine (Anna Kendrick). Duke u bazuar në eksperiencën e jetës reale të Will Reiser (skenografit), mikut të Rogenit, “50/50” nuk kërkon ndjesë për të gjetur argëtimin në një situatë të keqe. Andaj pëlqehet.

9. “The Descendants”

“The descedants” do të thotë një ndryshim në tipin e “yllit” George Clooney. Personazhi i tij, Matt King, nuk mundi të përdorte joshjen e Clooneyit për të rregulluar familjen e tij të shkatërruar nga një aksident me varkë, ku humbi jetën gruaja e tij dhe nëna e dy vajzave të tij adoleshente. Clooney që pamë nuk ishte ai ylli i filmave, por një person konfuz, duke i kuptuar gjërat ndërsa i përjeton. Rezultati është një film kompleks dhe emocionalisht i ndershëm që do të ishte e trishtë nëse nuk do të ishte kaq zbavitës.

10. “Attack the Block”

Në një vit të mbushur me pushtime alienësh, “Attack the Black” ishte më i miri i të gjithë grupit. Të marrësh filmat shkencor – fantastikë për një xhiro përmes bandave, të kalërosh rrugët e Londrës jugore, rezulton të jetë një kthesë e egër krijuese e këtij zhanri, e kompletuar me atë çka duhet të jetë dezanji i krijesës më të mirë të parë në të gjitha filmat e vitit. Ky film i pasur me aksion dhe që i mungon një fund i bukur është filmi më i miri i zhanrit shkencoro-fantastik për vitin 2011.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›